Ekipet e huaja duhet të rrinë 14 ditë në karantinë
Vendimi i qeverisë britanike që kushdo që hyn në këtë vend prej 8 qershorit të karantinohet për 14 ditë rrezikon aktivitetin e ekipeve të futbollit në turnetë e organizuara nga UEFA.
Ekipet e Manchester City dhe United shfaqin më shumë probleme, pasi duhet të presin respektivisht Real Madrid dhe LASK në sfidat e kthimit. Ekipet udhëtuese do të kishin problem të qëndronin aq gjatë në Britaninë e Madhe.
Deri më tani autoritet nuk kanë bërë përjashtim për sportistët, pasi nuk lëshojnë në masat shtrënguese për Covid-19. Ky vendim do të prekte edhe Chelsea që duhet të udhëtojë në Mynih për ndeshjen e dytë me Bayern dhe pas kthimit në Londër lojtarët do të detyroheshin që të qëndronin të izoluar.
UEFA ka menduar gushtin si muajin kur do të rinsin sfidat e këtij sezoni dhe duke parë zhvillimet do të vendoset edhe për mënyrën se si do të veprohet.
Tv Klan