Bizneset kërkojnë orar më të zgjatur, përndryshe rrezikojnë falimentin
Javën e ardhshme pritet që qeveria të vendosë përfundimisht se cilat do të jenë masat që do t’i ndërmarrë për festat e fundvitit.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes gjatë festave të fundvitit.
Por gastronomët kërkojnë që t’u lejohet që veprimtaritë e tyre të funksionojnë me orar më të gjatë.
Armend Miftarin, i cili ka 5 vjet që e posedon një lokal thotë se me gjithë përpjekjet edhe lokali i tij mund të mbyllet.
“Nëse vazhdon kështu edhe 1 muj a 1 muaj e gjysmë, ne vetem duhet me e mbyll lokalin”.
Ka 14 punëtorët të cilët thotë se mezi po arrin që t’i paguajë.
Sipas një hulumtimi të shoqatës së gastronomëve të Kosovës, në këtë sektor janë 10 mijë punëtorë më pak që nga fillimi i pandemisë. 56% e bizneseve kanë raportuar se do të duhet të largojnë edhe më shumë staf për të mbijetuar.
Sipas kësaj shoqate, mesatarisht një konsumator para pandemisë kishte shpenzuar 197 Euro në muaj në gastronomi, ndërsa tani vetëm 87.
Tv Klan