Javier Mascherano mbërriti në Florida për të filluar një kapitull të ri të karrierës së tij si trajner i Inter Miami.

Argjentinasi i cili ka një kontratë deri në vitin 2027 te skuadra nga Florida, do të ribashkohet me Lionel Mesin, me të cilin ka luajtur në përfaqësuese, e po ashtu dhe te Barcelona.

Gjatë karrierës s tij, Mascherano u aktivizua për River Plate, Corinthians, Liverpool, e po ashtu  dhe blaugranat .

40-vjeçari më herët mbante detyrën e trajnerit të ekipit të të rinjve të Argjentinës, duke përfshirë ekipin U-23 në Lojërat Olimpike 2024.

Inter Miami është klubi i parë që argjentinasi do të menaxhojë në karrierën e tij.

Përveç Messit, ai do të trajnojë edhe tre futbollistë të tjerë të cilët kanë qenë jetë e katalanasve, Luis Suarez ,Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Miami kryesoi renditjen gjatë sezonit të rregullt MLS dhe vendosi rekord me 74 pikë në 34 ndeshje të luajtura. Ekipi u eliminua nga play-off i Kupës MLS në fillim të këtij muaji.

Gjithashtu skuadra fitoi Supporters Shield dhe do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.

Klan News