Gjykata e Posaçme ka dënuar dy të pandehur të cilët akuzohet për mashtrim kompjuterit me anë të call center. Irisa Puca dhe Adrian Korriku të cilët u arrestuan dy vite më parë gjatë një operacioni të SPAK dhe autoriteteve të huaja u dënuan me nga 10 vite heqje lirie.
Ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohen me nga 6 vite e 8 muaj burg. Puca dhe Korriku u shpallën fajtor për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal.
Për Irisa Pucën gjykata gjatë procesit të hetimeve kishte caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, por tashmë ajo do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Të dy akuzohen se si pjesë e një grupi kriminal të cilët nëpërmjet aktivitetit të “call center” kanë mashtruar qytetarë të huaj për investime në bursa dhe kriptomonedha.
Hetimet për këtë rast nisën pas dy letërporosive të dërguara nga Spanja, gjatë vitit 2021 dhe më pas hetimet u koordinuan në 8 vende ku shtrihej aktiviteti.
Dy vite më parë, në Shqipëri u goditën 6 zyra “call center” dhe u sekuestruan portofol kriptomonedhash me vlerë 15 mijë Euro dhe 90 mijë Euro para cash.
Klan News