Dita e dytë në protestë, bllokojnë Rrugën e Durrësit
Maturantët kanë protestuar sërish edhe këtë të shtunë për problematikën e testit të Letërsisë, duke bllokuar Rrugën e Durrësit në kryeqytet. Disa dhjetëra prej tyre kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste dhe kanë kërkuar reflektim të menjëhershëm për kërkesat e tyre.
Sot ata kanë përgatitur draftin me të gjitha problematikat që ata mendojnë se kishte testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke sjellë edhe pyetjet, që sipas tyre, kanë qenë të pakuptimta për t’iu përshtatur një alternativë.
Fillimisht të rinjtë nuk janë lejuar të hyjnë të Ministria e Arsimit për ta dorëzuar, por më pas një grup përfaqësues i tyre kanë dorëzuar draftin e përgatitur në Ministrinë e Arsimit.
Tv Klan