“Rreth 26,600 maturante dhanë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës. Si në provimet e tjera edhe në këtë provim doli teza në rrjetet sociale 30 minuta pas nisjes së provimit.”
Por ndryshe nga dy herët e tjera, që ministria reagoi pas daljes së tezës nëpër rrjete sociale, këtë herë ky insitucion nuk bëri asnjë regim zyrtar. Ndërsa maturantët në mbyllje të provimit të matematikës thanë se teza ishte e një niveli mesatar.
“Ishte mesatar. Janë ushtrime që i kemi bërë edhe në konsultime.”
“Ishim përgatitur, mendoj se kemi dalë mirë. Kishte ushtrime nga më të ndryshmet për nxënës të ndryshëm.”
“Ishte pak i vështirë me thënë të drejtën, por e bëmë.”
“Shumë mirë. Mirë besoj dolëm.”
Në lidhej me daljen e tezës ata thanë se nuk kishin informacion.
“Jo nuk dinim gjë të them të drejtën.”
“Do na çudiste shumë në qoftëse nuk del.”
Deri më tani maturantët kanë dhënë tre provime, dhe kanë marrë rezultatet vetëm për gjuhën e huaj.
“Shumë mirë. Nëntë.”
“Unë dola mirë. Morra notën që prisja.”
“Atë që prisnim morrëm. Dolëm mirë.”
Ndërsa notat e gjuhës shqipe dhe letërsisë pritet të dalin brenda kësaj jave. Të hënën e ardhshme më 24 Qershor, maturantët do të japin provimin e fundit, lëndën me zgjedhje.
Klan News