Miratimi kërkon edhe votat e opozitës parlamentare
Kuvendi do të votojë sot në seancë plenare ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Pavarësisht kundërshtimit të opozitës jashtëparlamentare, shumica qeverisëse është e vendosur t’i kalojë për votim ndryshimet që sanksionojnë listë unike për koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve për deputetë.
Gjithashtu pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe sanksionimi në Kod i rregullit që një kryetar partie ose koalicioni të ketë të drejtën të konkurrojë në 4 qarqe.
Opozita jashtëparlamentare i ka kundërshtuar me forcë këto ndryshime, të cilat sipas saj, shkelin marrëveshjen e 5 Qershorit. Për këtë ajo kërkoi që më parë të merrej opinion i OSBE/ODIHR. Kërkesë kjo që u refuzua nga mazhoranca e majtë.
Për miratimin e amendamenteve të sotme duhen 84 vota, ndaj mazhorancës do t’i duhet ndihma edhe e një pjesë të opozitës parlamentare.
Tv Klan