Pushteti vendor do të ketë një buxhet 9.3% më të madh se ai i këtij viti. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ mes qeverisë dhe pushtetit vendor, ministri Arbjan Mazniku tha se ky buxhet do të jetë proporcionale tek të gjitha bashkitë e vendit.
“Buxheti vendor total ka një rritje prej 9.3% krahasuar me një vit më parë, që është një rritje më të madhe edhe se rritja ekonomike, edhe se rritja totale e të ardhurave të buxhetit që do të thotë për qeverinë dhe për mënyrën se si është alokuar buxheti, pushteti vendor është trajtuar si një prioritet”.
Një portofol i rëndësishëm për pushtetin vendor janë edhe të ardhurat që mbledh vetë, të cilat sipas ministrit Mazniku, kanë qenë 11.7 % më shumë.
“Të ardhurat e veta totale janë parashikuar me një rritje prej 11.7% duke ndjekur një vit që ka qenë shumë i mirë për të ardhurat e bashkive”.
Bashkitë në vend kanë patur rritje të buxhetit edhe për transfertat e pakushtëzuara të përgjithshme dhe ato sektoriale duke përfshirë këtu edhe buxhetin për pagat e punonjësve të pushtetit vendor.
Tv Klan