“Ahengu Shkodran”, vazhdimi i një tradite të hershme të lidhur me zhvillimin e muzikës shkodrane uli siparin e edicionit të 12-të tij në Muzeun Historik të Shkodrës.
Artistët më në zë të qytetit interpretuan në mënyrë mjeshtërore këngët më të bukura të tij ndër vite. Artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë për të pranishmit.
Me entuziazmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thonë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane. Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran erdhi i organizuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër.
Tv Klan