Studioja e “Shihemi në Gjyq” është përfshirë nga tensioni midis Hilës e Gjonit pasi ky i fundit është përpjekur disa herë ta godasë për shkak se e ka thirrur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Deri në këtë moment, është kuptuar vetëm që 12 vite më parë, Gjoni i ka marrë Hilës një borxh prej 15 milionë lekësh që s’ia ka shlyer ende. Hila ka zaptuar shtëpinë e tij meqenëse nuk ka marrë asnjë pagesë.

Siç shpjegon Eni Çobani, ata kanë qenë fqinj dhe njihen prej 30 vjetësh. Pas privatizimit të Shkollës së Rezervave në Shkodër ku babai i tij ishte bashkëpronar, Gjoni i kërkoi paratë Hilës duke filluar kështu një konflikt. Problemi është se konflikti nuk është vetëm me Hilën, por edhe me 30 familje të tjera. Ndërmjetësja i bën thirrje kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Becit dhe kërkon një hetim të thelluar për çështjen.

Eni Çobani: Shkolla e Rezervave në Shkodër, sikundër shumë objekte të tjera shtetërore në gjithë Republikën e Shqipërisë, duke mos pasur një kujdes  të shtuar nga këto qytete dhe nga pushteti lokal, janë zaptuar. Problemi është shumë më i madh sesa i Hilës dhe prandaj unë po kërkoj me insistim se sa veta të tjerë ke problem se po t’i kisha sjellë të tërë këtu ty, nuk e di a do të ishe kaq i  zoti t’u dilje ballë.

Zotëri, ti ke 30 familje shqiptare përballë që u je vënë përballë atyre duke u thënë që shiko unë kam një kontratë shitblerje pasurie të paluajtshme dhe ju tani dilni që këtu se unë do ta marr. Ju me të drejtë keni   fituar një vendim, por komunikimi juaj me këto familje është dashur të ishte bërë “tete a tete”, pra me secilën prej familjeve sepse ato dashur, pa dashur kanë 30 vjet brenda dhe unë nuk e di me çfarë arsyeje kanë hyrë apo tani duhet të dalin. Njërën nga këto ambiente ka hyrë dhe e ka zënë Hila se thotë 12 vjet s’më ka dhënë asnjë lek, ka hyrë brenda dhe e ka zënë.. Tani  ju thoni ky i ka ngritur mendjen edhe të tjerëve.

Ore zotëri, unë këtu kam një listë se do të filloj ta lexoj tani, bashkinë e Shkodrës e kam përballë që po më ndjek, i drejtohem kryetarit të nderuar të bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, të më dëgjojë me kujdes, po të dëshirojë do të bëjmë një takim privat në ambientet e bashkisë Shkodër sepse kjo dosje i nderuar do t’i shkojë një hetimi të hollësishëm për të parë që nga momenti i fitimit të pronës nga familja Shkambi në vitin ’96, nga blerja me kontratë shitblerje në 2012 dhe sot jemi në 2024 zotëri dhe ke këtu 30  familje brenda me emër dhe me mbiemër, nuk  i lëviz nga vendi. Tani ky i ka marrë para Hilës, mund t’u ketë marrë para edhe ca të tjerëve që m’i ka thënë Hila por nuk më la që t’u them emrin. Këta të tërë presin borxhin, ky lekë nuk ka, pret të marrë objektin, t’u japë këtyre nga një dhomë./tvklan.al