Kryetari i Bashkisë Shkodër i është bashkuar aktivitetit festiv pranë Qëndrës së Zhvillimit, në kuadër të javës së personave me aftësi ndryshe.

Fëmijët e kësaj qendre nën përkujdesjen edhe të kujdestarëve të këtij institucioni kishin përgatitur një aktivitet festiv i cili në përmbajtje, përveç interpretimeve, kishte edhe punime simbolike nga vetë pjestarët e kësaj qendre.

Kryetari i Bashkisë Benet Beci përgëzoi të gjithë stafin për përkushtimin që tregon çdo ditë ndërsa ftoi këto fëmijë të jenë të pranishëm edhe në aktivitetet në sheshin festiv të qytetit.

Aktiviteti është përmbyllur me një dhuratë simbolike të punuar nga vetë pjesëtarët e kësaj qendre kushtuar kryebashkiakut të Shkodrës. Qendra e Zhvillimit në këtë qytet është një institucion në nivel kombëtar ku ka përkujdesje për 45 fëmijë rezidencialë.

Klan News