Zhvillimi teknologjik dhe përshtatja e bizneseve me ndryshimet inovative në vend, mbeten sfida kryesore e ekonomisë.

Në Konferencën Ndërkombëtare ICEBIT 2024, me temë: “Transformimi i Ekonomisë dhe Biznesit përmes Inovacionit dhe Zgjidhjeve Dixhitale”, të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, presidenti i konferencës Dhori Kule vendosi theksin tek bashkëpunimi i bizneseve me fakultetin për punësimin e të rinjve dhe përshtatjen me zhvillimet teologjike.

Produktiviteti i punonjësve për shkak të zhvillimeve teknologjike është sfida e bizneseve në vend.

Qëllimi i konferencës është të ofrojë një platformë për akademikë, kërkues dhe profesionistë për të eksploruar se si inovacioni dhe teknologjitë dixhitale, veçanërisht inteligjenca artificiale, po transformojnë ekonominë dhe sektorët e biznesit.

Ajo synon të trajtojë sfidat aktuale, të propozojë zgjidhje dhe të nxisë bashkëpunimin mes aktorëve për të avancuar praktikat ekonomike përmes zgjidhjeve inovative dhe teknologjike.

Tv Klan