Berati ndezi dritat e festave të fundvitit mbrëmjen e së dielës. Në sheshin e ri të qytetit u vendos edhe pema simbol e Krishtlindjes e rrethuar nga shtëpizat e Christmas Market.

“Kemi ndezur një pjesë të dritave të qytetit sot që e bën edhe më të ndjeshme festat. Ne jemi shumë të lumtur që këtë atmosferë do ta shijojnë mbi të gjithë fëmijët”, tha kryebashkiaku Ervin Demo.

Dritat e saj u ndezën nga Kryetari i Bashkisë, Ervin Demo dhe një grup fëmijësh. 

Dekori i këtij viti është shtrirë përtej qendrës së qytetit, duke e bërë më të bukur atmosferën për banorët dhe turistët. Çdo fundjavë, Berati do të sjellë këngëtarët dhe DJ më me emër, në skenën në qendër të qytetit.

Tv Klan