Samiti i Tiranës shënoi rezultatet të prekshme e që për të 3 nënshkruesit e “Open Balkan” është konkretizimi i afro 3 vitesh takime e diskutime që i hap rrugën qëllimit për të cilin u iniciua kjo nismë, lëvizjes së lirë të qytetarëve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve nga Janari i 2022.
5 marrëveshjet e nënshkruara në takimin e kësaj të marte në Pallatin e Brigadave i japin mundësi shqiptarëve, serbëve dhe maqedonasve të kenë akses në tregun e punës në të 3 shtetet, që import-eksportet në 3 vendet të mos kenë barriera kufitare, të ketë ndërlidhje te skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të ketë bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare.
Për kryeministrin Rama bashkëpunimi 3 palësh do të japë rezultatet konkrete në ekonomitë e 3 vendeve, ndaj është i bindur se kur ta kuptojnë dhe Kosova, Mali I Zi dhe Bosnja do ju bashkohen. Ndërsa për Shqipërinë, Maqedonine e Veriut dhe Serbinë s’ka kthim pas i bashkohen ose jo 3 të tjerët “Open Ballkanit”.
Vuçiçi zgjedh t’i referohet incidentit të djegies së flamurit serb në protestën e të hënës, për të thënë se Open Balkan bën krejt të kundërtën, krijon ura bashkëpunimi dhe jo Serbi të Madhe apo Shqipëri të Madhe.
Vuçiç garanton se Serbia do të pranojë të jetë në një tryezë me Kosovën nëse ajo do të zgjedhë t’i bashkohet nismës.
Zaev, i cili e ka ditën e fundit në detyrë si kryeministër i shoqëruar në Tiranë dhe pas pasuesi i tij që zyrtarisht do ta marrë detyrën të mërkurën kur të zyrtarizohet dhe dorëheqja e tij, dha mesazhin se Dimitar Kovaçevskit do vazhdoj ta mbështesë nismë e “Ballkanit te Hapur”.
Rama, Vuçici dhe Zaev nuk i kursyen kritikat për BE dhe politikën e saj të zgjerimit. Takimin e radhës të Open Balkan do ta mirëpresë Shkupi në muajin Shkurt.
Tv Klan