Zona transformohet në një park rekreativ
Gati dy vite nga shpallja e emergjencës mjedisore nga këshilli bashkiak i Durrësit, landfilli i mbeturinave në Porto-Romano po mbyllet duke i dhënë fund ndotjes mjedisore të qytetit.
Nga një vatër ndotjeje mjedisore, projekti i Porto-Romanos parashikon transformimin e zonës në një sipërfaqe shlodhëse për qytetarët durrsakë. Dhjetëra makineri të rënda po punojnë për largimin e mbeturinave nga landfilli.
Nga këtu ato do të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës. Ky territor nuk do të ketë plehra, por do të kthehet në Parkun e Madh të Durrësit.
Projekti parashikon ndërtimin e kopshtit Botanik, parkim, zonë aksesi, zonë teknike, ëallclimbing, 3 fusha basketbolli, 2 fusha tenisi dhe një minifushë futbolli. I gjithë investimi është projektuar të realizohet në një pak se një vit e brenda majin 2021 të jetë gati.
Tv Klan