Partia Demokratike dhe një grup aktivistësh kanë protestuar për rreth 40 minuta këtë të diel kundër rikthimit në Portin e Durrësit të kontejnerëve që dyshohet se përmbajnë lëndë toksike.

Protestuesit ishin pozicionuar në hyrje të portit pranë urës së Dajlanit. Ata kërkuan transparencë për përmbajtjen e këtyre lëndëve si dhe për mënyrën se si ato kanë udhëtuar nga vendi ynë në drejtim të shteteve të tjera.

Nënkryetari i PD, njëherësh dhe drejtuesi politik i demokratëve më qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë “Rama”.

Ai i kërkoi SPAK të hetojë rastin e kontejnerëve me lëndë të dyshuar toksike, duke thënë se në këtë çështje janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë.

Bylykbashi nuk anashkaloi edhe akuzat politike ndaj kryeministrit Edi Rama.

Edhe ambientalistët shprehen kundër këtyre lëndëve, duke theksuar se përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Të hënën pritet që në Potin e Durrësit të mbërrijë anija “Moliva”, me flamur turk në të cilën ndodhen disa prej kontejnerëve me lëndë të dyshuara toksike.

Klan News