Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Mbetjet Toksike

Kalifornia kontaminohet nga mbetjet toksike

10 ditë betejë me flakët, zona kontaminohet nga mbetje toksike

Zyrtarët e Los Anxhelosit u kanë bërë thirrje të evakuuarve nga zjarret që të qëndrojnë larg shtëpive të tyre të paktën edhe një javë tjetër, pasi autoritetet do të heqin mbetjet toksike nga lagjet e djegura dhe do të ndërpresin linjat e energjisë elektrike dhe gazit që përbëjnë një rrezik. Sasitë masive të mbeturinave dhe...

Janar 17, 2025

Lajme Tv Klan 28 Tetor 2024, ora 12:00

Lajme, #edicioniinformativ ora 12:00 data 28 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme Spiker: Redi Prifti

Tetor 28, 2024

Mbetjet e rrezikshme, PD proteston në Portin e Durrësit

Partia Demokratike dhe një grup aktivistësh kanë protestuar për rreth 40 minuta këtë të diel kundër rikthimit në Portin e Durrësit të kontejnerëve që dyshohet se përmbajnë lëndë toksike. Protestuesit ishin pozicionuar në hyrje të portit pranë urës së Dajlanit. Ata kërkuan transparencë për përmbajtjen e këtyre lëndëve si dhe për mënyrën se si ato...

Tetor 27, 2024

Rama: Nuk ka eksport mbetjesh të rrezikshme

Pas disa kërkesave të opozitës për interpelancë me kryeministrin që nuk morën miratimin e parlamentit, në këtë sesion te ri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për mbetjet e dyshuara të rrezikshme që kaluan nga porti i Durrësit në Korrik, por që u kthyen mbrapsht nga autoritetet tajlandeze. Që në nisje Rama bëri të...

Shtator 12, 2024

Kuvendi në seancë plenare, mbyllet interpelanca Rama-Bardhi

Mbahet këtë të enjte seanca e dytë e këtij sesioni parlamentar në Kuvend. Që në nisje u zhvillua interpelanca e kryeministrit Edi Rama me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi për mbetjet e rrezikshme.

Shtator 12, 2024

Mbetjet, PD kërkon interpelancë me Ramën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Në kërkesën që mban firmën e Gazment Bardhit theksohet se, rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime...

Gusht 30, 2024

PD paralajmëron hetim parlamentar për mbetjet toksike

Partia Demokratike paralajmëron hetim parlamentar për zbardhjen e çështjes së mbetjeve toksike për dy anijet që dyshohet se transportuan ngarkesë me materiale toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. Në kundërpërgjigje të zv/Kryeministres Balluku, përmes një deklarate, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se, afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të...

Gusht 28, 2024

Mbetjet mbeten në anijet e “Maersk”

Kompania daneze “Maersk” kërkon që t’i kthejë në Shqipëri dy anijet e saj me ngarkesa që besohet se përmbajnë mbetje toksike të padeklaruara, të nisura nga Durrësi për në Tajlandë. Ato u ndaluan nga autoritetet në portin e Singaporit, për shkak të dyshimeve të shoqatës mjedisore “Bazel Action Network” se mbetjet ishin të rrezikshme dhe...

Gusht 28, 2024

Mbetjet toksike, Bardhi paralajmëron hetim parlamentar për çështjen

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi paralajmëron hetim parlamentar për çështjen e dy anijeve që dyshohet se transportuan ngarkesë me mbetje toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. Në reagimin e tij në “Facebook”, Bardhi thotë se nëpërmjet hetimit parlamentar do të zbardhet roli i çdo institucioni që sipas tij, është përfshirë në këtë çështje....

Gusht 28, 2024

Transporti i mbetjeve, Balluku: Porti i Durrësit nuk ka lidhje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, thotë se Autoriteti Portual të Durrësit nuk ka lidhje me transportin e mbetjeve dyshuara të rrezikshme drejt Tajlandës. Pas mbledhjes së qeverisë Balluku ka sjellë në vëmendje dhe procedurën që përdoret për transportin e mbetjeve toksike. “Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces....

Gusht 28, 2024