Shqipëria po shihet nga të huajt jo vetëm si destinacion pushimesh, por edhe si vend për të jetuar. Censi i vitit 2023 nxjerr në pah se në vendin tonë jetojnë 15 mijë banorë me shtetësi të huaj, një rritje me 36% po ta krahasojmë me të dhënat e censit të vitit 2011.
Peshën më të madhe e zënë ata me origjinë nga Greqia, Italia dhe Kosova. Por në krahasim me vitin 2011, rritja më e madhe vërehet tek francezët, të cilët janë gati 13 fishuar.
Ndërsa numri i banorëve me shtetësi italiane ka shkuar në 2 203, dyfish më shumë sesa në vitin 2011.
Sakaq ndonëse janë me numrin më të lartë të banorëve me shtetësi të juaj në vendin tonë, ata me shtetësi greke janë tkurrur në 3 076, 27% më pak sesa në censin e para 12 viteve.
Ky trend i përgjithshëm i të huajve në vendin tonë shoqërohet edhe nga kërkesat në rritje për t’u punësuar. Në 5 vitet e fundit janë rreth 31 mijë të huaj që kanë marrë leje dhe vërtetime punësimi.
Tv Klan