Infeksionet respiratore vijojnë të qarkullojnë me intensitet edhe gjatë stinës së verës. Specialistët e ISHP thonë se gjatë një jave, në rang vendi qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6 raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme të shoqëruar me kollë të zgjatur, temperaturë, dhimbje trupi dhe dhimbje koke.
Adela Vasili, specialist e ISHP: Numri i rasteve me Covid ka qenë i rritur gjatë periudhës së verës dhe kjo ndikon në shtimin e virozave respiratore gjatë kësaj periudhe. Numri total i infeksioneve respiratore të sipërme është afërsisht 6300 raste në javë.
Qarqet e mëdha kanë raportuar edhe numrin më të lartë të rasteve.
Adela Vasili, specialist e ISHP: Në qarkun e Vlorës, të Fierit, të Tiranës gjithashtu apo Durrësit ku dhe numri i rasteve është më i madh, por edhe popullata është më e madhe.
Grupmosha më e prekur është ajo 65 vjeç e lart, si dhe fëmijët. Edhe pse në numër të pakët për shkak të komplikacioneve nga infeksionet respiratore, ka patur edhe shtrime në spital.
Tv Klan