Arabia Saudite, i dyshuari kryesor
Një sulm ajror i ndodhur këtë të premte në një qendër paraburgimi në Jemen ka vrarë mbi 70 persona dhe më shumë se 130 të tjerë janë lënduar.
Më herët një tjetër sulm i ngjashëm ajror në një ndërtesë telekomunikacioni u mori jetën 3 fëmijëve dhe solli shkëputje të internetit në të gjithë vendin.
Sulmi dyshohet se është kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, por këto akuza u hodhën poshtë prej tyre.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke e dënuar sulmin dhe duke kërkuar që konflikti të ndalet.
Tv Klan