Sipas Daily Mail Mbretëresha Elizabeth ka lënë një letër sekrete e cila duhet të lexohet pas 63 vitesh, pra në vitin 2085.

Letra gjendet në një kasafortë në ndërtesën historike të Mbretëreshës Victoria të Australisë. Ajo e ka shkruar këtë letër në Nëntor të vitit 1986, gjatë një vizite shtetërore në Sidnei.

Këtë letër Mbretëresha ia ka dorëzuar kryetarit të bashkisë, ku e porosit: Në një ditë të përshtatshme të zgjedhur nga ju në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni tek qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 96 vjeç.

Qytetarë të shumtë do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit Mbretëreshës pasi trupi i saj do të qëndrojë për 24 orë Edinburg përpara se të largohet pasditen e të hënës. Ata janë paralajmëruar për radhë të gjata teksa do të ketë rregulla strikte për të mos filmuar asgjë nga brenda. Pjesë e kortezhit ishte edhe vajza e Mbretëreshës, Princeshë Ana dhe bashkëshorti i saj.

Ceremonia e funeralit është caktuar të mbahet më 19 shtator në Londër ku pritet që të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm nga e gjithë bota. Që prej datës 8 shtator kur mbretëresha ndërroi jetë, dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Pallatet Mbretërore për të dërguar lule në nder të figurës së saj. /tvklan.al