Shëndeti i nënës mbretëreshë Geraldinë nuk pëson asnjë ndryshim drejtë përmirësimit megjithë kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve prej disa ditësh, ajo vazhdon të qëndrojë në sallën e reaminacionit, gjë që trregon se gjëndja e sajë është tepër kritike dhe kërkon kujdesin e një terapie intensive.

Gjatë konsultës së fundit të mjekëve ushtarak dhe atyre civil është vërjetur vetëm një përmirësim i parametrave klinik, si përqindia e oksigjenit në gjak, ulja e temperaturës, por edhe pse janë shënuar këto përmirësime gjëndja vazhdon të jetë e rëndë. Drejtori i Spitalit Ushtarak thotë se mosha e thyer e Geraldinës e bën të vështirë një përmirësim të shpejtë të gjëndjes së sajë.

“Edhe sot është e njëjta gjëndje, grupi i mjekëve herë pas here bën konsultat e rradhës dhe vazhdon mjekimi i sajë me intensitet. Ajo vazhdon të jetë me respiracion të drejtuar dhe gjendja është pothuajse e njëjtë”

Mjekët e specializuar kanë vendosur që për disa ditë nëna mbretëreshë të marrë frymë artificialisht me anë të tubave, kjo sipas tyre është e vetmja zgjidhje që ndihmon jetën e sajë, dhe mos përkeqësimin e shëndetit./tvklan.al