Papa Françesku ka folur për gjendjen e tij shëndetësore teksa ishte duke mbajtur një fjalim para audiencës në Vatikan.
Ai u shpreh se ende vuan nga bronkiti dhe kjo është arsyeja pse i kërkoi një ndihmësi të tij të lexonte fjalimin e përgatitur.
“Dëshiroj t’i kërkoj priftit të vazhdojë të lexojë, sepse me bronkitin tim nuk mund të lexoj ende. Shpresoj që herën tjetër të mundem”, tha Papa Françesku.
Ati i Shenjtë nuk lexoi pjesën kryesore të mesazhit të tij javor, por foli shkurt në disa pika gjatë takimit.
88-vjeçari ka vuajtur nga gripi dhe probleme të tjera shëndetësore disa herë gjatë dy viteve të fundit.
Klan News