Prokuroria merr të pandehur ish-efektivin Ludjan Zaimi, për ngjarjen brenda komisariatit 3

Ish-efektivi i policisë Ludjan Zaimi, pritet që shumë shpejt të përballet me gjykatën, me akuazën e vrasjes më dashje. 25 vjeçari akuzohet për vrasjen e kolegut të tij Çaush Salias,  mbremjen e 23 Majit të këtij vitit, në ambjentet e brendshme të komisariatit numër 3.

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe i ka lënë 10 ditë kohë avokatëve për të bërë prapësimet përpara se dosja të shkojë në dyert e gjykatës për seancën paraporake.  Burime bëjnë me dije për Klan Neës se ish-polici 25 vjeçarë sipas akt-ekspertizës mjekoligjore, thuhet se ka pjesërisht probleme të shëndetit mendorë duke qenë se ai ishte duke konsumuar ilaçe për depresion.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 Majit teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallën në ambientet e brendshme ishin edhe kolegët e tjerë. Sipas deklarimeve të para që ka dhënë para hetuesive, Zaimi ka pretenduar se Saliasi e tallte duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna.

Në pamjet nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por që fatkeqësisht nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ludjan Zaimi kishte vetëm një vite e gjysëm që kishte nisur punë në policing e shtetit.  

Klan News