Tirana priti edicionin e katërt të garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë qindra garues nga vende të ndryshme të botës.
Event i madh sportiv i u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës.
Sportistët konkurruan në një garë të vetme në tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara; noti, çiklizmi dhe vrapi. Rivaliteti dhe konkurrenca ishte e madhe mes garuesve.
Në Sprint Race, nga meshkujt e fitoi bullgari Boris Andreev, ndërsa nga femrat grekja Stefania Polikroniadis.
Në garën olimpike i pari doli bullgari Aleksander Bozhilov, ndërsa nga femrat Anastasia Peiçeva e Greqise.
Në Relay Sprint Race, triumfoi Rei Hazizaj, ndërsa në Relay Olimpic Race Elvis Xhafaj. Çmimet per fituesit varionin nga 300 deri ne 1 mijë Euro.
Tv Klan