Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi dhe po shkakton probleme në shumë vende. Sot një zonë e Alpeve në Gjermani është mbyllur për shkak të rritjes së numrave me COVID-19.
Sipas mediave të huaja, 105 000 banorët e Landit të Berchtesgadener Land në kufi me Austrinë, nuk do të lejohen të dalin nga shtëpinë nëse nuk kanë arsye thelbësore në dy javët e ardhshme.
Shkalla e infeksionit lokal në Berchtesgadener, pjesë e shtetit të Bavarisë, ka arritur 273 infektime për 100,000 gjatë javës së kaluar.
Për dy javët e ardhshme i gjithë rajoni do të jetë nën masa të rrepta, për të arritur një frenim të përhapjes së COVID-19.
Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet e kishës do të lejohen.
Ashtu si shumica e Evropës edhe Gjermania po përballet me një rritje të mprehtë të infeksioneve. Gjermania ka regjistruar 84 raste me Covid-19 për 100,000 njerëz në total gjatë 14 ditëve të fundit./tvklan.al