Gjermania me masa të ashpra deri në Janar

Gjermania duket se po përjeton kulmin e valës së dytë të pandemisë. Prej 4 ditësh, shifrat e viktimave kanë prekur nivele rekord, siç tregon edhe ky grafik. 24-orëshin e fundit u shënuan 379 viktima, shifra katërt më e lartë, që shënohet një ditë pas rekordit të gjithë periudhës së pandemisë të 27 Nëntorit me 426 raste vdekjesh. Megjithatë, situata me infektimet e reja është e qëndrueshme. Mediat gjermane shkruajnë se karantina rajonale pritet të zgjasë deri në fillim të muajit Janar.

Në kulmin e valës së dytë duket edhe Italia. Por qeveria Konte nisi nga kjo e Dielë lehtësimin e masave të karantinës në 5 rajone. Lombardia, Piemoni dhe Kalabria do të renditen në zonat me ngjyrë portokalli dhe jo më të kuqe. Ndërsa Siçilia dhe Liguria bëhen zona të gjelbra, pasi ishin portokalli. Ulja e nivelit të rrezikut erdhi pas rënies së shifrave të infektimeve të reja.

Numri i vdekjeve ditore është përgjysmuar në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me rekordin e kësaj jave. Megjithatë vijojnë të jenë të larta infektimet, që të Premten prekën rekorde të reja ditore.

Mbi 9 mijë janë rastet e vdekjeve ditore në total në gjithë botën. Ky grafik tregon se aktualisht globi mund të jetë në mesin e valës së dytë.

Tv Klan