Kryeministri Edi Rama është takuar në Davos me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën, Christine Grahn. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thotë se në këtë takim kanë shtuar shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria.
Gjithashtu kanë dëgjuar rrugët e mundshme të adresimit të këtyre shqetësimeve nga ana e kompanisë. Rama shton se vendosën disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTok-ut në një kohë sa më të arsyeshme me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave, Kryeministri thotë se janë të detyruar ta mbyllin së shpejti aksesin në platformë.
“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Kryeministri Rama.
/tvklan.al