Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pasi një anije me emigrantë është përmbysur në Kanalin e La Manshit që ndan veriun e Francës nga jugu i Britanisë së Madhe.
Të paktën dy persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur ndërsa falë operacionit të kërkim-shpëtimit u është dhënë ndihma më shumë se 50 emigrantëve.
Një zëdhënës i rojes bregdetare franceze tha se operacioni po vazhdon me një numër helikopterësh dhe varkash, përfshirë nga marina franceze, që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit. Vetë ministri i Brendshëm francez në një postim në rrjetet sociale u shpreh se do të niset në vendin e tragjedisë.
Javën e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer u zotuan të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjen e emigracionit.
Klan News