Qindra njerëz protestuan jashtë Fakultetit të Drejtësisë në Beograd si pjesë e demonstratave mbarëkombëtare kundër qeverisë pas shembjes se strehës hekurudhore në Novi Sad.
Milos Zdravkoviç, profesor: Nuk është e mjaftueshme që ne të shprehim ndjeshmërinë tonë si njerëz. Ne kemi një detyrim më te madh. Jemi mbrojtës të konceptit të një shteti ligjor.
Udhëheqësit e opozitës dhe njerëzit fajësojnë qeverinë për aksidentin duke thënë se kjo gjë u pa tek ndërtimi i dobët në stacionin hekurudhor.
Petar Boskoviç, protestues: Ky është një regjim mafioz. Kjo nënkupton se ka nevojë ndershmëri dhe standarde të tjera që duhet t’i shërbejnë si themeli i kësaj shoqërie.
Koalicioni qeverisës i mohon akuzat, por presidenti Aleksandar Vuçiç tha se përgjegjësit duhet të japin llogari. Protestuesit, të cilët përfshinin staf dhe studentë të universitetit, mbanin pankarta me slogane drejtuar presidentit ku shkruhej “Ju keni gjak në duart tuaja” dhe bllokuan rrugët për 15 minuta në kujtim të viktimave të shembjes. Në këtë ngjarje humben jetën 15 persona.
Klan News