Më 6 Janar Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse dosja për klubin Partizani do të pranohet për gjykim apo do t’i kthehet SPAK për plotësim. Ky është vendimi që mori sot gjyqtarja Flojera Davidhi pas mbi 3 orësh seancë ku folën vetëm prokurorët e çështjes ndërsa më 6 Janar do të jetë radha e palës mbrojtëse.
Prokuroria e Posaçme ka depozituar ankimimin në Apel, ku kërkon që ish-kryeministri Berisha të kthehet në arrest shtëpie për akuzën e korrupsionit.
Gjykata e Posaçme liroi më 27 Nëntor nga “arresti shtëpiak” ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shuar masën e sigurisë në ngarkim të tij.
Që prej fundit të Dhjetorit të vitit 2023 Berisha qendroi i izoluar në banesë. Përveç ish-kryeministrit Berisha, për dosjen e privatizimit të Klubit Partizani, janë nën akuzë dhe dhënderi i tij Jamarbër Malltezi, i cili po hetohet nën masën arrest në shtëpi për korrupsion e pastrim parash.
Biznesmenit Fatmir Bektashi i janë komunikuar akuzat “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Me akuzën e fundit po hetohet edhe Xhimi Begeja si dhe financierja Andia Pustina.
Klan News