Ardian Hoxha është një emigrant shqiptarë që u largua nga Belshi në fillim të viteve ’90 dhe u vendos në Greqi teksa në Selanik ndërtoi edhe familjen e tij.
Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu për emisionin ‘Opinion’, në Tv Klan, i cili mbrëmjen e sotme ishte përqendruar të zbulonte Belshin turistik, Hoxha dha detaje më shumë lidhur me jetesën e tij në Greqi dhe kthimin në Belsh. Ai u shpreh se vendosi të kthehej në Shqipëri kur Belshi morri një transformim duke u kthyer në një zonë turistike.
Emigranti vendosi që me kthimin e tij në Shqipëri të merte nga Greqia edhe një anije lumore të cilën tani e përdor për të bërë lundrime turistike në liqenin e Belshit.
Blendi Fevziu: Si kalon, nga je?
Ardian Hoxha: Nga Belshi. Jetoj në Greqi, kam 25 vjet.
Blendi Fevziu: Po pse u kthyet?
Ardian Hoxha: Po u kthyem nga ndryshimi që pamë për Belshin.
Blendi Fevziu: Po anijen nga e ke sjellë?
Ardian Hoxha: Nga Katerina e Greqisë.
Blendi Fevziu: Sa e madhe është anija?
Ardian Hoxha: Është 14 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë. Merr 36 veta brenda me dokumentacion të rregullt.
Blendi Fevziu: Ku i çon? Vetëm në këtë liqen?
Ardian Hoxha: Xhiro përqark liqenit.
Blendi Fevziu: Po a ka turistë?
Ardian Hoxha: Po ka, sidomos fundjavave. Ka edhe të huaj po shumica janë vendas nga Tirana kryesisht, Elbasani, Shkodra. Ju shërbejmë pije freskuese. Guida shkon 20-25 minuta.
Blendi Fevziu: Sa kushton një xhiro?
Ardian Hoxha: 2 mijë Lekë të vjetra.
Blendi Fevziu: Çfarë thua?! Po si të del nafta?
Ardian Hoxha: Del, mire del. Me anë të rrogave që kemi në Shqipëri do të përshtatemi./tvklan.al