Lajme Arkiva 2003
Shtohen radhët për legalizimin e dokumenteve në prefekturën e Gjirokastrës me ardhjen e emigrantëve. Vetëm brenda 1 dite, punonjësit e Ministrisë së Jashtme që shkojnë në Gjirokastër të premten e çdo muaji kanë arritur të legalizojnë 1200 dokumente ku përfshihen të ardhur nga rrethet Gjirokastër Tepelenë Përmet, Delvinë dhe Sarandë.
Po përveç vapës, lodhjes dhe radhë të gjata qytetarët sarandjot janë kthyer mbrapsht pa legalizuar dokumentet e tyre, në këto dokumente kërkohet të jetë shënuar kombësia e personit, shqiptare apo greke dhe më pas kjo të verifikohet nga prefektura.
Për të arritur deri në duart e punonjësve të Ministrisë së Jashtme për legalizim procedura është e gjatë dhe sarandjotët ja hedhin fajin gjendjeve civile në qytetin e tyre që siç thonë ata po i sorollatin./tvklan.al