4 fronistët e “Love Story” kanë pasur takimet e para: Kristi me Kristinën dhe Daniela me Frankon.
Ditën e sotme është diskutuar takimi i fronistëve dhe konkurrentëve në “Talk Love Story”.
E pyetur nga moderatori Eni Shehu, Daniela ka treguar më shumë detaje në lidhje me takimin e tyre duke thënë se është ndjerë mjaft mirë.
Eni: Daniela në takim me “arushin”…Mendova se do i thërrisje prapë
Daniela: E kam ndryshuar
Eni: Si ka shkuar takimi?
Daniela: Ka shkuar më mirë sesa e prisja
Eni: Në pyll, ku ishte?
Daniela: Ishim në një pjesë pylli, por do ta zbulojmë të hënën.
Nga ana tjetër, Franko ka treguar si është ndjerë ai gjatë këtij takimi.
Franko: U ndjeva shumë mirë të them të drejtën. Shkoi shumë mirë, nuk e prisja. Kishte momente të bukura e kishte momente që u folën gjëra të drejta të them të drejtën. U folën ato gjëra që mund të fliten në takim të parë në përgjithësi.
Po ashtu, në studio është diskutuar dhe në lidhje me takimin e Kristit dhe Kristinës.
Kristina: Meqë Kristit i pëlqejnë ato prekjet dhe mesa e tha herët e parë, ia bëra më të prekshme..
Eni: Si u ndjeve nga ato prekje Kristi?
Kristi: Mua në fakt më erdhi keq sepse prisja një masazh full body edhe masazhi ngeli vetëm te dora dhe u mërzita shumë./tvklan.al