Pavarësisht batutave që kanë shkëmbyer gjatë mbrëmjeve të spektaklit në Dance With Me, Ermali dhe Valeri duket se në fund e mbyllin në paqe. Këtë e pohojnë të dy, e madje Valeri thotë se kjo nuk është diçka e pazakontë për të. Ai shprehet se i ndodh gjithmonë që me personat që ka përplasje, në fund ata bien në dashuri me të.

Alketa Vejsiu: Valer, Shote Galicën e njeh ti? Ja kemi këtu një prezantim që mund ta bësh vetë ti, se tani do të vijë Eva dhe Ermali… Me Ermalin e mbyllni në paqe besoj vitin, se keni shkëmbyer disa batuta këtu.

Valer Kolnikaj: Një nga vallet më të bukura shqiptare…

Alketa Vejsiu: Jo përgjigju pyetjes njëherë para se të lexosh skenarin, e keni mbyllur në paqe apo jo?

Valer Kolnikaj: Patjetër që po. Në fakt mua më ndodh gjithmonë që me ata që konfrontohem, bien në dashuri me mua në fund të spektaklit, kështu që…

Alketa Vejsiu: Domethënë ju të dy jeni dashuruar me njëri-tjetrit?

Valer Kolnikaj: Jo vetëm me Ermalin, por me të gjithë.

Ermal Peçi: Kemi bërë kaq shumë paqe saqë vallen e krahinës së tij, bashkë me Albin sigurisht, por ishte dhe një tolerancë e Valerit dhe e kërcej unë me Evën. Kështu që më paqe se kjo s’ka.

Valer Kolnikaj: Dhe e kam ndihmuar edhe për lëvizjet madje, kështu vallja e Shotës do të vijë më bukur se asnjëherë nga çifti Ermal dhe Eva./tvklan.al