Prej një kohe të gjatë mungon në muzikë dhe është angazhuar në politikë e arkitekturë. Një njeri shumëdimensional dhe një figurë e dashur për publikun, Eliza Hoxha ishte e ftuar sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të folur mbi projektet, përfshirjen e të rinjve në politikë apo një rikthim në muzikë. Më herët gjatë programit, ajo tha se ka dy projekte muzikore, por kur do t’i dëgjojmë?

Albana Çaushaj: Meqë i dëgjojmë me shumë qejf këngët e tua, do t’i rikthehesh?

Eliza Hoxha: Të jem e sinqertë, këto dy projekte që i përmenda, rrinë aty dhe mua më dhemb shpirti për to, por ka qenë e pamundur. Ama besoj një ditë të bukur, këtë vit jo sepse kam nevojë të dorëzoj tezën e doktoraturës, besoj që nga viti tjetër, kam qejf të vij me një koncert më të madh, me këngët  e mia dhe një formacion më të madh./tvklan.al