Fjongot e flokëve kthehen herë pas here si trend, dhe Zendaya duket se është më e fundit nga të famshmit që e ka “përqafuar”.
Ky trend me klas është shumë i lehtë për t’u përfshirë në çdo look, pasi vjen në versione të panumërta, gjë që e bën atë të përshtatshëm për çdo stil dhe estetikë.



Çdo fjongo në nuancë të errët e bën pamjen më unike, ndërsa ato me ngjyra janë ideale për veshjet e thjeshta. Zendaya u fotografua në Londër me një fjongo të bardhë sipër gërshetit të saj dhe një fustan kaq të bukur, look që cila lehtësisht mund t’ju frymëzojë.
/tvklan.al