Përgjatë rrëfimit të Lirisë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, u ndanë shpesh detaje nga njohja e saj prej dekadash me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea. Ata njihen prej 20 vitesh bashkë dhe Liria jo vetëm e ka ndihmuar, por ka realizuar koncertin e tij të parë në SHBA.
Pas përfundimit të mesazhit të Lirisë për Zymen së cilës i shprehu publikisht dashurinë dhe mirënjohjen e saj për ditët e vështira që i është gjendur, nuk munguan as disa fjalë të ngrohta për vetë atë. Zymja e përshkroi Lirinë me vlerësimet më të larta, ku iu bashkua edhe Gjebrea duke i dhënë edhe një mesazh të fortë mirënjohjeje.
Zyme: Liria ka qenë një grua e mençur, ambicioze, e dashur, si t’jua them… mund t’i bënte të tëra dhe i bëri. Në Amerikë gruaja më e zonja, më e zgjuar, më punëtore është Liria. Ju them të vërtetën.
Ardit Gjebrea: E njoh, e njoh se edhe unë për herë të parë kur kam shkuar për koncerte, më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës.
Zyme: Kjo? E bën.
Ardit Gjebrea: Po. “Ku do shkosh?”, tha, “në hotel jo, do të vini në shtëpinë time”. Bashkë me nusen dhe me djalin tim kemi qëndruar në shtëpinë e Lirisë dhe unë, ka një mesazh për ty Liri: të duam shumë familjarisht! Faleminderit për mikpritjen dhe për gjithçka ke bërë për mua dhe për familjen time! Faleminderit shumë e dashur për gjithçka!/tvklan.al