Ideja e kufizimit të përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javes, pjesë e planit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për klimën dhe energjinë ka sjellë qëndrime të ndryshme mes ekspertësh.
Kufizimi i qarkullimit sipas targës së makinës për ekspertin e menaxhimit të trafikut Mamir Hodo është një praktike e mirë që ndihmon në uljen e trafikut, megjithatë ka vështirësi.
“Do të jetë një masë që do të ulë trafikun në qytet. Duhet parë me shumë kujdes, se si do zbatohet në praktikë. Mendoj se do jetë e vështirë”.
Të tjerë ekspertë janë kundër kësaj nisme, dhe kërkojnë që fokusi të shkojë tek përmirësimi i shërbimit të transportit publik.
“Duke perfeksionuar transportin urban, gjë e cila lë shumë për të dëshiruar, këtu ku jemi ne është linja xhalo dhe nuk shikojmë autobusë, po disa makina të parkuara”, thotë eksperti Artur Sulçe.
Sakaq, për kryeqytetin sistemi i metros shihet si domosdoshmëri.
“Ka ardhur koha të mendohet seriozisht për metronë. Me situatën që është krijuar, është një masë që duhet marrë”, thotë Mamir Hado.
Përdorimi i makinave në ditë të caktuara sipas targës është një praktikë e njohur në disa shtete jo vetëm në Europë.
Tv Klan