“Nënë Tereza në jetën time”, kështu titullohet libri i Liri Berishës që i dedikohet kësaj figure të madhe të vendit tonë.
Para disa ditësh, Liri Berisha ka bërë promovimin e këtij libri në panair, ku një foto së bashku me Armina Mevlanin bëri xhiron e rrjetit.
Pikërisht ky imazh është shfaqur ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Po ashtu, ish-zonja e parë e Shqipërisë ka treguar se në panair ka shkuar çdo gjë mirë dhe beson se këtë javë do të nxirret të shitet për një masë më të gjerë.
Të ardhurat e këtij libri do t’i dhurohen shtëpisë së motrave të Nënë Terezës edhe fëmijëve në nevojë.
Liri Berisha: Aty në panair ka shkuar shumë mirë, këtë javë besoj se do të dalë që të shitet.
Rudina Magjistari: Pas gjithë kësaj që keni jetuar, sot çfarë ndjesish keni?
Liri Berisha: Në këtë libër nuk ka qenë qëllimi që unë të flas për origjinën e Nënë Terezës, kam dashur që nëpërmjet tij t’i tregoj atij brezi që nuk e ka jetuar kohën e diktaturës. Ky libër është për t’i treguar atyre se ne jetuan në diktaturë një moment që nuk mund ta korigjojmë, por të ju dëshmoj që u ngritëm. Ky brez duhet të drejtojë sytë nga vepra dhe jeta e Nënë Terezës, si dhe do t’ju jepja dhe mesazhin e leximit të sa më shumë librave. /tvklan.al