Edmondi akuzon bashkëjetuesen e tij prej 9 vitesh, Nailen në “Shihemi në Gjyq” se e ka tradhtuar dhe djali nuk është i tiji. Sipas pretendimeve të ngritura në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Nailja e ka tradhtuar me një efektiv policie në Burrel, të quajtur Arben Murati.
Nailja ngulmon duke kërkuar fakte për këto akuza dhe sjell në vëmendje se ajo e ka denoncuar bashkëjetuesin e saj për dhunë në familje, fakt që Edmondi e pranon. Ai ka kryer një vit burg për këtë dhe Nailja thotë se nëse do ta denoncojë sërish, do të ndodhë e njëjta gjë.
Edmond: Ti ke të dashur Arben Muratin!
Naile: Gjeje pra, hë ma vërteto!
Edmond: Polic burgu i grupit të gatshëm.
Naile: Unë s’e kam njohur atë person, unë e kam njohur atë person…
Eni Çobani: E përshëndesim zotërinë që ju sapo përmendët dhe ku, është efektiv i Policisë së Burgjeve?
Edmond: Burrelit.
Eni Çobani: Burrel.
Naile: Ai shoqëron të burgosurit, i shoqëron në gjyq, kur shkon nëpër gjyqet e Burrelit…
Edmond: Ku e di ti se ça shoqëron?
Naile: Aty e kam parë me ty, e kam parë kur isha në gjyq me ty!
Eni Çobani: Po tani juve ku e dini që ai i shoqëron se ju ditkeni edhe vendin e punës, më fal tani?
Naile: E di znj. Eni se bashkëjetuesi im ka rënë në burg për arsye dhune në familje se më akuzonte mua gjithmonë “djali s’është i imi”. Ai zotëria që është aty që më akuzon mua më ka rrahur dhe kam qenë shtatzënë me çunin, më ka shtrirë përtokë në korridor, e ka merituar burgun! Po e bëri prapë, në burg do ta çoj! Unë aty në shtëpi do t’i rri, derisa të vdes nuk i dal nga shtëpia!
Edmond: Ti më ke futur në burg…
Naile: Aty të rrish aty!
Edmond: Që të bredhësh me Arben Muratin ti? Je duke u tallur me mua?
Naile: Më gjej faktet, më gjej dëshmitarë! Nxirri, ma vërteto!
Edmond: Do t’i nxjerr që të gjitha!
Naile: Nxirri, kur të duash ti nxirri!
Edmond: Prandaj kemi ardhur këtu, t’i nxjerrim të gjitha!
Naile: Nxirri!
Eni Çobani: Aty ju keni letrat e burgut tuaj?
Edmond: Po, që kam mbaruar burgun. Një vit burg.
Naile: Me fakte, se për mua është turp!
Eni Çobani: Ti je futur në burg, kur?
Edmond: Unë jam futur në datën 27/07/2022. Kam dalë më datë 05/07/2023.
Eni Çobani: Pra një vit e ke bërë të plotë në burg?
Edmond: Një vit në burg.
Ardit Gjebrea: Ke ushtruar dhunë vërtet?
Edmond: Po.
Ardit Gjebrea: Ah, ke ushtruar dhunë…
Edmond: Kam ushtruar.
Naile: Kam ndenjur 9 ditë në gjendje kome prej të rrahurës tënde dhe më sjell këtu prapë! S’ke fytyrë! Aty do të të çoj prapë, veç vazhdo, prapë aty e ke vendin, aty!
Eni Çobani i thotë Nailes se kjo situatë s’ka kuptim kur ajo e sfidon Edmondin me burg nëse e dhunon sërish kur mundet që të ndahen. Nailja nuk e pranon ndarjen në mënyrë kategorike. Nga ana tjetër, Edmondi vijon me akuzat e tij për tradhtinë me efektivin e policisë dhe thotë se për këtë është njoftuar nga një koleg i këtij personi. Sipas Edmondit, një person i quajtur Afrim Beshku i ka thënë në mënyrë konfidenciale se mes Nailes dhe Arben Muratit ka një raport paralel./tvklan.al