Revista franceze “Envols” i kushton një artikull Shqipërisë. Por ndryshe nga mediat e tjera ndërkombëtare që e kanë patur në fokus me tërë bukuritë e saj, kjo revistë veçon vetëm liqenet.
E nis me liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan, e që është shtëpia e mijëra specieve të rralla dhe e 270 lloje shpendëve. I rrethuar nga malet e larta, e bën një vend unik për t’u vizituar.
Kalon te liqeni i Ohrit në Pograedec. Pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, në këtë liqen veçon ujërat e tij të pastra. Konsiderohet si më i vjetri në Ballkan dhe kjo është një arsye përse duhet zbuluar bashkë me fshatrat e tij. Një prej tyre Lini, i pasur me shumë histori dhe mozikë prehistroikë.
Liqeni i Prespës, më pak i njohur se dy të tjerët për këtë revistë, por absolutisht një vend që nuk duhet humbur pa u parë. E quan tempull të shenjtë të qetësisë dhe natyrës së egër që ka.
Liqenin e Komanit e krahason me fjordet norvegjeze për peizazhin spektakolar. I rrethuar nga malet perreth, revista franceze “Envolos” e konsideron një vend ëndërr për fotografët nga bota.
I fundit, liqeni i Ulzës, i cili ka brigje perfekte për kamping dhe një vend i rëndësishëm për të peshkuar. Padyshim që natyra e bukur e bën ideale për ta parë.
Tv Klan