Progresi ekonomik i Shqipërisë gjatë këtyre 4 viteve të fundit është sërish në qendrën e shkrimeve të mediave të huaja për vendin tonë.

Në shkrimin e tij në “Bizness New Europe”, revista e vetme që mbulon ekonominë, financën dhe politikën në dinamikën e tregjeve të reja në Europën qendrore, lindore dhe juglindore. Gazetari Andrew McDowll vëren se sipas FMN pritet që Shqipëria të jetë e vetmja ekonomi në Evropën Juglindore që do të pësojë rritje  ekonomike këtë vit.

Gazetari sqaron se inflacioni në Shqipëri është frenuar, përveç një rasti në mesin e vitit 2008, ku u shkaktua nga faktorë krejt të jashtëm, ndërsa borxhi kombëtar është paguar ndjeshëm dhe mbetet në një nivel të menaxhueshëm.

Shqipëria ka ecur shumë përpara shkruan McDowall duke përmendur anëtarësimin e saj në NATO dhe synimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, që sipas tij përbën në vetvete një sfidë të re por sjell për vendin përfitime akoma më të jashtëzakonshme se të qenit vend i NATO-s. 

Përsa i përket stabilitetit politik gazetari e vlerëson si të arritur ndërkohë që theksohet mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të cilët e shohin Shqipërinë si një aleat kryesor në këtë rajon të rëndësishëm strategjik. Sytë  vijon ai tashmë janë drejtuar tek zgjedhjet. Pas 28 qershorit vazhdon puna e vështirë e reformave./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle