Shqipëria gjithnë e më shumë po sugjerohet nga mediat evropiane si një mundësi për lexuesit për pushimet verore të këtij viti. Është media franceze “VoyageursMaG” ajo që i sugjeron lexuesve të saj të vizitojnë Tiranën.

E konsideron një qytet unik me përzirje kulturash dhe një destinacion që gjithmonë e më shumë po kërkohet nga turistët, ndërsa liston muzetë që çdo vizitor i huaj duhet t’i shohë. Përpos kësaj, Tirana mbart shenja në ariktekturë në çdo periudhë të zhvillimit të saj, që nga ato osmane e deri tek arkitektura moderne.

Këtë artikull e ka ndarë edhe Kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale, i cili ndan edhe shifrën që rreth 30 mijë vizitorë francezë kanë frekuentuar Shqipërinë në këto 4 muaj.

Ndërkohë, Ksamili ka zënë sërish vend në mediat franceze “Paris Match” dhe britanikja “Mirror”, si vendi i paprekur nga turizmi masiv. Në më pak se 10 ditë tabloidi britanik i ka kushtuar një tjetër artikull, ku ndalet sërish te Maldivet e Europes, siç i cilëson ajo plazhet e Ksamilit.

Ato i sugjerojnë pushuesve të zgjedhin Shqipërinë si destinacion pasi jo vetëm që do të shikojnë plazhe të mrekullueshme, por edhe do të kursejnë nga buxheti i tyre i pushimeve.

Tv Klan