Mediat gjermane kanë komentuat gjerësisht dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias. “Spiegel” shkruan se dorëheqja e Kotzias ka ardhur si pasojë e rolit që kanë luajtur politikanët grekë në negociatat për emrin e Maqedonisë.
Detyrat e ministrit të Jashtëm të Greqisë do t’i marrë përsipër Kryeministri Alexi Tsipras, njoftoi zyra e tij. Arsyeja e grindjes brenda kabinetit qeveritar është pikërisht për emrin e Maqedonisë, thotë “Spiegel”. Kotzias akuzoi ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për minimin e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.
Kurse mediat tjetër gjermane “Neue Zürcher Zeitung” e cilëson Nikos Kotzias si “viktimën e parë” të Marrëveshjes së Prespës, mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të kësaj të fundit.
“Ka pasur një polemikë të madhe në koalicionin qeverisës të Greqisë mbi propozimin për zgjidhjen e konfliktit të mbartur prej dekadash. Çarjet bëhen gjithnjë e më të thella. Konflikti brenda qeverisë greke lidhet me kompromisin mbi emrin, duke shkaktuar “viktimën” e parë. Të mërkurën ministri i Jashtëm Nikos Kotzias njoftoi dorëheqjen e tij”
, shkruan gazeta gjermane.
Edhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” thekson se ka pasur një konfrontim të fortë mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Kamenos, që përfaqëson partinë e krahut të djathtë në koalicionin qeverisës me partinë e majtë të Tsipras.
/tvklan.al