Politikani i burgosur i opozitës në Rusi, Alexei Navalny ka ndërruar jetë brenda një burgu në rajonin e Arktikut. Sipas shërbimit të burgut në Yamalo-Nenets, lideri i opozitës ruse ishte ndier keq pas një shëtitje gjatë ditës së sotme.
“Pothuajse kishte humbur vetëdijen”, thuhet në deklaratë ku shtohet se një ekip mjekësor urgjent ishte thirrur menjëherë dhe u përpoq ta shpëtonte, por pa sukses.
“Mjekët e urgjencës e kanë deklaruar të burgosurin të vdekur.”
Foto: Paraqitja e fundit e Navalny nga burgu
Agjencia e lajmeve “Tass” raporton se shërbimi i burgut ka deklaruar se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së Navalnyt.
Ndërkohë, avokati i Navalny, Leonid Solovyov, tha për mediat ruse se nuk do të prononcohej për momentin.
I konsideruar si kritiku më i madh i Presidentit, Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.
/tvklan.al