Çfarë të shihni 4 ditë në Shqipëri. Më këtë titull e hap artikullin e saj e përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón”, duke e renditur Shqipërinë si një ndër destinacionet më të rekomanduara për t’u vizituar këtë vit, nga muajt Maj deri në Shtator.
E njohur si “vendi i shqiponjave”, Shqipëria ka shumë për të ofruar, nga peizazhet mahnitëse plot aventura, deri te një histori dhe kulturë unike dhe autentike.
Në vetëm katër ditë, gazeta spanjolle ju këshillon të zhyteni në bukuritë e Shqipërisë dhe të zbuloni vendet më turistike.
Dita e parë e aventurës duhet të nisë nga Tirana, kryeqyteti, ku pas eksplorimit të Sheshit “Skëndërbej”, turistët e huaj ftohen që të gërmojnë historinë e vendit dhe të mos largohen pa vizituar Xhaminë shumëngjyrëshe të Et’hem Beut.
Berati është një tjetër destinacion që nuk duhet humbur. Qyteti i “Një mbi një dritareve “do t’u befasojë me hijeshinë e tij mesjetare dhe pamjet mbresëlënëse panoramike.
Gjirokastra, një prej xhevahirëve të trashëgimisë botërore, është stacioni i tretë i udhtimit në Shqipëri. Pas kështjellës mahnitëse, hapin mbajeni drejt e në Parkun Arkeologjik të Butrintit, i shpallur sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Dhe për të mbyllur turin katërditor në Shqipërinë turisitike, ku ka më mirë sesa një kredhje në ujërat blu të bregdetit të Gjipesë.
Në këtë arratisje 4-ditore ju mund të përfitoni nga njohja e historisë, kulturës dhe natyrës unike të Shqipërisë përfundon shkrimi i të përditshmes spanjolle “El Viahero Fisgón”, që është publikuar edhe nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Tv Klan