Një operacion ndërkombëtar kundër grupeve të krimit të organizuar çoi në arrestimin e 51 personave dhe sekuestrimin e 1 mln Euro.
Nga të arrestuarit, 38 janë australianë, 11 janë irlandezë, një kanadez dhe një tjetër italian i cili dyshohet se ka lidhje me grupin mafioz Sacra Corona Unita.
Operacioni i Europol zbuloi se të arrestuarit përdornin platformën Ghost e cila është bërë shumë e njohur për grupet kriminale për shkak të veçorive të sigurisë.
Sipas Europolit, aplikacioni u mundësonte grupeve kriminale të shkëmbenin në mënyrë të sigurtë mesazhe me celularë, pasi platforma ishte kondsideruar si e pahakueshme.
Në kuadër të operacionit të tyre, Europol gjithashtu sekuestroi një laborator droge në Australi.
Operacioni u krye me ndihmën e autoriteteve nga Australia, Kanadaja, Franca, Islanda, Irlanda, Italia, Holanda, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një angazhimi më të gjerë për të luftuar krimin e organizuar.
Klan News