Thomas mund të padisë vajzën e tij se nuk e lejon të shohë nipërit
Babai i Meghan Markle, Thomas Markle thuhet së fundmi se mund të padisë vajzën e tij si dhe Princ Harry-n. Arsyeja e kësaj janë nipërit e tij të cilët ai shprehet se ende nuk i ka takuar, përkatësisht vajzën Lilibet dhe djalin Archie. Ai zbuloi se disa avokatë në Kaliforni i kanë thënë se ai mund ta fitojë këtë të drejtë nëse ndërmerr veprime ligjore. Megjithatë, ai tha se do të priste para se të merrte masa drastike.

Por pavarësisht se nuk ka asnjë kontakt me Meghan dhe Harry-n prej vitesh, babai i Dukeshës së Sussex ka shpresë se ata mund të rilidhen për hir të të vegjëlve.
Pak kohë më parë Thomas Markle Jr., gjysmë-vëllai i Meghan Markle, e quajti Dukeshën e Sussex-it “të cekët”. Thomas e përshkruan veten si “vëllai më i madh” në shkrimin e publikuar në TWitter dhe gjithashtu rrëfen si e paralajmëroi Princin Harry që të mos martohet me Meghan.
Klan News