Meghan Markle u shfaq në Beverly Hills për të mbështetur mikun e saj, regjisorin dhe producentin, Tyler Perry, teksa u nderua në Paley Honors Fall Gala në Los Angeles.
Dukesha e Sussex-it u shfaq e vetme, teksa bashkëshorti Princi Harry ishte në Nju Jork në Samitin e Dealbook-it. Ajo pozoi në tapet së bashku me Perry-n dhe u ul pranë tij brenda eventit të Beverly Wilshire.
Perry, krijuesi dhe ylli i filmave “Madea”, mori çmimin Paley Honors në galanë e mbushur me yje në Beverly Hills. Perry u bë i afërt me Markle dhe Princin Harry pasi ata u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosen në mes të pandemisë.
Çifti fillimisht u nis për në Kanada përpara se të zbulohej vendndodhja e tyre dhe Perry ofroi shtëpinë e tij në Beverly Hills si dhe një siguri shumë të nevojshme për ta, ndërsa ata mendonin lëvizjet e tyre të ardhshme, të gjitha në fshehtësi të plotë. Manjati tani është kumbari i vajzës së tyre Lilibet.
Klan News